Prishtina me 10 futbollistë e ndal me barazim liderin Feronikelin

Mendurim Hoti e ka shpëtuar Feronikelin nga humbja kundër Prishtinës, e cila luajti mbi gjysmë ore me një futbollist më pak, në superderbin e Ipko Superligës së Kosovës të mërkurën në kryeqytet.
Prishtina dhe Feronikeli barazuan 1:1 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të ligës elitare kosovare, që nënkupton se Nikli e ruan epërsinë prej pesë pikëve kundër kardhekaltërve në një garë të nxehtë për titull kampioni, raporton Gazeta Express.
Po ashtu, fitorja e Llapit kundër Gjilanit do të thotë se skuadra nga Podujeva mbetet në garë për titull me Niklin dhe Prishtinën.
Bardhekaltrit shënuan në rastin e dytë herët në fillim të ndeshjes. Leotrim Bekteshi shënoi gol të bukur me kokë duke i dhënë epërsinë vendasve në minutën e 17-të.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të skuadrës nga kryeqyteti.
Megjithatë, gjërat u vështirësuan për skuadrën e Mirel Joses, pasi Lorik Boshnjaku u përjashtua nga ndeshja pas kartonit të dytë të verdhë kur akrepat shënonin rreth një orë lojë.
Lexo edheShënohet edhe goli i dytë në derbin Prishtina-Feronikeli
Vizitorët nga Drenasi e shfrytëzuan epërsinë e një lojtari më shumë në fushë dhe e barazuan rezultatin në 1:1 vetëm 15 minuta më vonë.
Mendurim Hoti realizoi duke e shpëtuar Niklin nga humbja në një ndeshje të rëndësishme në garë për titull.
Feronikeli vijon të mbetet lider me 49 pikë në Ipko Superligë, pesë më shumë se Llapi në vendin e dytë dhe po aq më shumë se Prishtina në vendin e tretë.
Kjo është renditja në Superligë pas 21 javësh. /Gazeta Express/














