back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaSportPrishtina e Re – Drenica, ky është vendimi final i Komisionit të...

Prishtina e Re – Drenica, ky është vendimi final i Komisionit të Garave

Të ngjajshme

Mendimi për motin: Nesër intervale me diell, temperaturat deri në 15C

Mendimi për motin – 4.11.2025 Intervale me diell parashihen për...

Kurti për raportin e KE-së: Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Shqetësim për detyrimet financiare/ Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

Italia dhe Franca, së bashku me Belgjikën, kundërshtojnë transferimin...

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës ka marrë vendim që të refuzojë si të pabazuar ankesën e klubit Prishtina e Re lidhur me ndeshjen e javës së 12-të në Superligë, kundër Drenicës, e zhvilluar më 2 nëntor 2025 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Në vendimin e publikuar më 4 nëntor 2025, Komisioni sqaroi se pas shqyrtimit të materialeve zyrtare dhe të dhënave nga sistemi “MyFFK”, është konstatuar se lojtari Altin Vojvoda, për të cilin klubi ankues pretendonte se ishte aktivizuar në mënyrë të parregullt, ka qenë i regjistruar ligjërisht për Drenicën dhe figuron në protokollin zyrtar të ndeshjes me numrin 11.

“Pretendimi i klubit ankues nuk gjen mbështetje faktike,” thuhet në arsyetimin e vendimit, ku shtohet se ndeshja regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, duke mos pasur asnjë shkelje të rregullave të garës.

Komisioni u mbështet në nenin 46 dhe 47 të Rregullores së Garave të Superligës dhe Kupës së Kosovës për edicionin 2025/2026, të cilat përcaktojnë kriteret për regjistrimin e ndeshjeve dhe vlefshmërinë e protokolleve zyrtare.

Ndeshja Prishtina e Re – Drenica u mbyll me shifrat 0-0.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz