Prishtina “e fik” Dritën në Gjilan
dp·

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Dritës, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan.
Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 2:1, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit, shkruan Indeksonline.
Blend Baftiu kaloi Prishtinën në epërsi në minutën e 8-të, ndërsa Blerim Krasniqi barazoi shifrat për Dritën në minutën e 19-të.

Lexo edhePërleshje mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës
Golin e fitores për Prishtinën e realizoi Ardian Hasani në minutën e 52-të. Fillimisht goli ishte në dyshim, por pas rishikimit me VAR u vendos që të pranohej.
Me këtë fitore, Prishtina vazhdon të kryesojë tabelën me 29 pikë, ndërsa Drita mbetet në vendin e tretë me 23 pikë. /IndeksOnline/














