Prishet “marrëveshja” mes Pirlos dhe Italisë, tani në garë janë dy trajnerë të njohur!

Ish-mesfushori legjendar Andrea Pirlo nuk pritet të bëhet përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Italisë, raporton gazetari italian Tancredi Palmeri.
Sipas Palmerit, emri i Pirlos ka dalë nga gara pas debatit të krijuar rreth sponsorizimit të tij me një kompani ruse të basteve, shkruan Indeksonline
Gazetari italian shton se tashmë Federata Italiane e Futbollit po shqyrton dy kandidatë kryesorë për drejtimin e “Azzurrëve”: Roberto Mancinin dhe Antonio Conten.
Andrea Pirlo will not be Italy manager after debate over sponsoring with Russian betting company.
Now the two options are Roberto Mancini or Antonio Conte with Giorgio Chiellini as technical director.

Lexo edhePas finales në Kupën e Botës, gjyqtari Slavko Vincic pensionohet
Giorgio Chiellini pritet të marrë rolin e drejtorit teknik të kombëtares, si pjesë e një riorganizimi të stafit drejtues. Ndërkohë, Paolo Maldini pritet të japë dorëheqjen nga posti i drejtorit./Indeksonline/














