back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmePrioritetet e pritshme të Qeverisë së re të Kosovës sipas analistëve

Prioritetet e pritshme të Qeverisë së re të Kosovës sipas analistëve

Të ngjajshme

Atalanta e Lazio ndahen në paqe, finalisti i Kupës së Italisë vendoset në Bergamo

Lazio kaloi dy herë në avantazh në gjysmëfinalen e...

A e tradhtoi Vetëvendosja, Andin Hotin? Flet Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza sonte...

Situata politike në vend, Dejona Mihali tregon qëndrimin e Vetëvendosjes

Situata politike në vend lidhur me zgjedhjen e presidentit,...

Lulzim Peci, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave, thotë se prioritet kryesor për Qeverinë e re, që pritet të dalë pas zgjedhjeve të sotme, duhet të jetë riparimi i besueshmërisë me partnerët kryesorë ndërkombëtarë, si: SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai thekson nevojën për një koordinim të disiplinuar, sidomos në fushat e sigurisë dhe dialogut me Serbinë, për të çuar përpara agjendën e Kosovës.

Në anën tjetër, Ilir Deda, ish-deputet, thotë se Qeveria e ardhshme duhet të fillojë menjëherë bashkëpunimin me shtetet e Quint-it për tema të bllokuara, si: anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe zbatimi i Asociacionit funksional për komunat me shumicë serbe.

Deda gjithashtu rendit si prioritet ndërtimin e një pakete socio-ekonomike për të stimuluar sektorin privat dhe rritjen e të ardhurave për qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz