BallinaShqiptarePrinc Leka i përgjigjet Ramës: Jo president, por Kurorë Mbretërore në dy...

Princ Leka i përgjigjet Ramës: Jo president, por Kurorë Mbretërore në dy shtetet

Të ngjajshme

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Deklarata e djeshme e Edi Ramës për një president të përbashkët, Shqipëri-Kosovë, ka sjellë reagime të shumta. Shumica e tyre kanë ardhur nga Kosova dhe kanë qenë kundër Ramës, duke e cilësuar edhe si matrapaz dhe të pabesë.

Por një zgjidhje tjetër ka dhënë Princ Leka, trashëgimtari i Familjes Mbretërore të Shqipërisë.

Princi Leka me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se nëse kjo gjë realizohet, gjithmonë duhet realizuar me “bekimin” e familjes mbretërore.

Ja çfarë shkruan Princ Leka në Facebook:

Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte!

Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti.

Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë  shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz