Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në aksin Shkodër-Velipojë, ku humbën jetën 3 pjesëtar të një familje, ndërsa 2 të tjerë janë në spital.
“Panorama”, sjell dëshminë e një personi që u ndodh ne vendin e aksidentit.
“Dje u tmerruam, pamë pamje të tmerrshme. Fëmijët kërkonin vetëm nënën. Nëna thërriste; ‘ku e kam djalin’. I kemi dhënë ndihmë. Kemi marrë batanije dhe kemi mbuluar viktimat dhe të plagosurit. Më pas kemi ndihmuar që ata të futen në ambulancë dhe më pas në spital. Jam shofer, dhe kurrë skam parë ngjarje kaq të tmerrshme”, ka thënë ai.
Ndërkohë, mësohet se nëna është përmendur në spital. Sipas mjekes së spitalit të Shkodrës, Dhurata Uruçi nëna e tre fëmijëve, Ervisa Preka është përmendur dhe kërkesa e parë e saj ka qenë të shohë fëmijët. Vajza e mbijetuar nga aksidenti, është ende në rrezik për jetën./L.P./Dritare.net