Prezantohet Xiaomi Mi 4i
dp··Përditësuar më

Xiaomi prezantoi telefonin e saj inteligjent më të fundit gjatë një eventi të zhvilluar në Nju Delhi. Ashtu siç edhe pritej, Xiaomi Mi 4i është një version më i mirë i Xiaomi Mi 4 dhe ka kasa prej plastike.
Ja disa nga specifikat e këtij telefoni:
- Sistemi operativ Android 5.0 Lollipop me ndërfaqen MIUI 6
- Ekran 5 inç Sharp/JDI me rezolucion 1080 x 1920-pixel (Full HD)
- Procesori Qualcomm Snapdragon 615 (gjenerata e dytë) me tetë bërthama
- 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme
- Kasa të krijuara nga një material me polimer karboni
- 12% më i hollë dhe 13% më i lehtë se Xiaomi Mi 4
- Ngjyra: të zezë, të bardhë, pink, të verdhë dhe blu
- Kamerë parësore 13-megapikselë (me sensorët e Sony-t) me lenta f/2.0 dhe blic të dyfishtë
- Kamerë dytësore 5-megapikselë me lenta f/1.8
- Bateri me kapacitet 3120mAh, 38% më i madh se pajisjet e tjera me të njëjtën madhësi.
Procesori është Snapdragon 615 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama, ku katër janë Cortex A53 me shpejtësi 1.7 GHz dhe katër Cortex A53 me shpejtësi 1.1 GHz.

Lexo edheUshqimet më të mira për të mbajtur trupin të hidratuar gjatë verës














