BallinaLajmePresidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në...

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Të ngjajshme

Hajni vjedh para në një lokal të Komoranit, kapet nga policia

Një rast i vjedhjes është raportuar në një lokal...

Edi Rama uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar festën e...

Irani: Do të vazhdojmë prodhimin e raketave edhe në luftë

Garda Revolucionare Islamike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

Vdes ish-asistenti i Mourinhos

Ka ndërruar jetë Silvino Louro, ish-asistenti i Jose Mourinhos...

Aksident në Lipjan, lëndohet një i mitur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë Islame, Myftiun Naim Tërnava për t’i uruar festën e Fitër Bajramit.

Osmani tha se shpreson që kjo festë t’i bëjë të gjithë bashkë dhe ta rrisë solidaritetin.

“Ju uroj të gjithë qytetarëve të Republikës sonë me fat festën e Fitër Bajramit, duke uruar më të mirat për ta, duke shpresuar që Zoti i madhërishëm t’i ketë pranuar lutjet dhe agjërimin e gjithsecilit dhe duke shpresuar që kjo ditë, si gjithnjë përgjatë historisë sonë, të na bëjë të gjithëve bashkë, t’i hapë zemrat, t’i hapë dyert e secilit, ta rrisë solidaritetin dhe t’i rrisë vlerat njerëzore të cilat gjithmonë na kanë bërë bashkë si popull, përfshirë në kohët më të rënda, kur pikërisht ky bashkim, pikërisht hapja e zemrave dhe dyerve, na ka ndihmuar që t’i tejkalojmë kohë shumë të rënda për shtetin dhe për kombin tonë”, tha Osmani

Gjithashtu ajo falenderoi Bashkësinë Islame në krye me Myftiun Tërnava dhe të gjithë aleatët e Kosovës.

“Dua ta falënderoj Myftiun dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij anë e kënd Kosovës në Bashkësinë Islame të Kosovës për punën e jashtëzakonshme që e bëjnë përgjatë tërë vitit, por në veçanti përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për të mbështetur familjet në nevojë, për t’u siguruar që çdo familje ka begati, ka harmoni, ka mbështetje, ndiejnë dorën e mbështetjes edhe në kohë të rënda. Dua t’i falënderoj miqtë, aleatët tanë, të cilët shpesh edhe nëpërmjet shtetit, edhe nëpërmjet Bashkësisë Islame ndihmojnë familjet në Kosovë. Dua t’i falënderoj qytetarët tanë zemërgjerë, përfshirë ata nga mërgata jonë, të cilët asnjëherë nuk e mbyllën zemrën, por gjithmonë e hapën atë duke ndihmuar çdo familje që ka nevojë edhe sot të festojë, por ta ndiejë dorën e solidaritetit edhe përtej festës së Bajramit.

Edhe një herë e falënderoj Myftiun edhe për bashkëpunimin shumë të mirë dhe të afërt që e kemi pasur përgjatë këtyre viteve, që ka qenë dhe mbetet në interes të Republikës së Kosovës dhe fuqizimit të shtetit tonë, dhe për punën që e bëjnë që jo vetëm gjatë muajit të Ramazanit.”, tha Osmani para medieve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz