Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur në kabinetin e tij të Presidencës, ish-Komandantin e Zonës operative të Drenicës, Sami Lushtakun.
Ky takim me Thaçin vie pas kthimit të Lushtakut nga Haga pas intervistimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, njofton Klan Kosova.
”Sot e takova bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Krenohemi me të kaluarën, besojmë në të ardhmen! HTH”
