Presidenti i Venezuelas shpëton nga atentati vrasës me dron (VIDEO)
BILLI

Lexo edhe3 motra në afërsi të liqenit kanë ngritur shtetin në këmbë, ajo që po ndodh lë pa frymë

Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, ka thënë se i ka shpëtuar një tentimi për vrasje me anë të një droni që barte eksploziv.
Maduro ishte duke folur në një ngjarje ushtarake në Caracas kur u krye sulmi i pretenduar ndaj tij, shkruan BBC.
Pamjet kanë treguar se si gjatë fjalimit ai ka shikuar papritur lart – i trembur – dhe ushtarë që po iknin.
Maduro ka fajësuar Kolumbinë për sulmin, diçka e mohuar nga Bogota duke quajtur akuzat si të pabaza.
Shtatë ushtarë kanë mbetur të lënduar dhe disa veta ishin arrestuar më vonë, kanë njoftuar autoritetet e Venezuelas.

Lexo edhe3 motra në afërsi të liqenit kanë ngritur shtetin në këmbë, ajo që po ndodh lë pa frymë
Dy dronë të ngarkuar me eksploziv u afruan aty ku presidenti po qëndronte, ka thënë ministri i Komunikimit, Jorge Rodriguez.
Vet Maduro më vonë ka thënë: “Një objekt fluturues plasi afër meje, një eksplodim i fuqishëm. Disa sekonda më pa ndodhi edhe shpërthimi i dytë”.
Në videon e mëposhtme mund të shihni se si truprojat reaguan për të mbrojtur presidentin gjatë sulmit:
https://www.youtube.com/watch?v=Q3m2oOhi75M