BallinaShqiptarePresidenti i ri i Kroacisë, ish-këshilltari për Integrim i Edi Ramës

Presidenti i ri i Kroacisë, ish-këshilltari për Integrim i Edi Ramës

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Socialdemokrati, Zoran Milanoviç do të jetë presidenti i ri i Kroacisë. Ai arriti të triumfonte kundër presidentes konservatore, Kolinda Grabar-Kitaroviç me 53% të votave, përballë 47 përdinëshit që siguroi kundërshtarja.

Zoran Milanoviç pas humbjes së zgjedhjeve të parakohshme në shtator të vitit 2016 u shkëput nga politika për tu marrë me një kompani private e cila ofronte konsulence.
Milanoviç për disa vite ka qenë edhe këshilltar i kryeministri Edi Rama fakt i cili gjendet i publikuar në edhe faqen Ëikipedia. Mësohet se Zoran Milanoviç e ka këshilluar kryeministrin Rama për çështjet e integrimit. Zgjedhja e Zoran Milanoviç si president, vjen në një moment kur Kroacia prej 1 Janarit, ka marrë presidencën e BE e pozicionuar qartësisht pro celjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Për Milanoviç kjo është detyra e dytë më e lartë shtetërore. Nga viti 2011-2016, kryetari i atëhershëm i partisë socialdemokrate, SDP ka qenë kryeministër i Kroacisë. Këto zgjedhje presidenciale shihen gjerësisht si tregues i popullaritetit të kampit të djathtë dhe të majtë në zgjedhjet parlamentare që mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti në Kroaci. /tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz