BallinaLajmePresidenti i drejtohet Putinit nga Turqia: Nuk jemi armiq të Rusisë

Presidenti i drejtohet Putinit nga Turqia: Nuk jemi armiq të Rusisë

Të ngjajshme

Siguria ushqimore, Drejtori i AUV-it: Sfidë kryesore është numri i vogël prej 83 inspektorëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Ministrinë e...

Vendim i çuditshëm edhe Igor Tudor po largohet nga Tottenhami!

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur pritet të ndahen me...

Kryediplomati gjerman beson se Trump zhvilloi bisedime serioze me Iranin: Një pikë kthese në luftë

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i tha transmetuesit...

Brikena e gatshme të largohet me Mateon nëse eliminohet nga Big Brother

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë biseduar për nominimin...

Ali Ahmeti bën homazhe në Gllogjan

Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Kosovës,...

​Duke folur për qasjen e Rusisë në raport me Kosovën, presidenti Hashim Thaçi, nga Turqia, ka thënë se pret ndryshim në këtë drejtim.

Sipas Thaçit, marrëdhëniet e mira mes Moskës dhe Beogradit nuk janë pengesë që edhe Kosova dhe Rusia të kenë marrëdhënie korrekte dhe konstruktive, veçanërisht tani kur po punohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi në prag të fillimit të një procesi të rëndësishëm të pajtimit. Unë mendoj se është koha e duhur që edhe Moska të fillojë të reflektojë për Kosovën, të respektojë vullnetin e popullit të Kosovës dhe, në kohën që ata vlerësojnë, të marrin vendimin për njohjen e realitetit kosovar”, vlerësoi Thaçi, në një intervistë për Anadolu Agency.

Thaçi rikujton se Rusia ka qenë pjesë e të gjitha përkushtimeve ndërkombëtare për Kosovën, si në Rambuje, ashtu edhe si pjesë e KFOR-it.

“Gjithashtu ka marrë pjesë në procesin e negociatave në Vjenë, në ekipin e presidentit të Ahtisarit, si dhe ka zyrën ndërlidhëse në Kosovë. Prandaj Kosova nuk është vend armik i Rusisë. Kosova mund të luajë një rol dinamik të paqes dhe stabilitetit dhe mendoj se ndryshimi i qasjes nga Moska për Kosovën do të ishte kontribues pozitiv për rajonin gjithashtu”, vazhdoi Thaçi.

Thaçi vlerëson se tani është koha që raportet mes Kosovës dhe Rusisë të vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe jo përmes linjave indirekte. Po ashtu, sipas Thaçit, tani është koha të hiqen paragjykimet dhe kjo do të ndihmojë Rusinë të kuptonte gjendjen në Kosovë dhe vendimin e drejtë që do të mund ta merrte për Kosovën.

“Kurrë në histori Rusisë nuk i ka ndodhur diçka e keqe nga Kosova. Prandaj, Kosova nuk e meriton këtë qasje të padrejtë të Rusisë ose ndëshkim”, shprehet Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz