BallinaLajmePresidenti dhe Kryeparlamentari darkojnë bashkë me Qeverinë në Hajvali

Presidenti dhe Kryeparlamentari darkojnë bashkë me Qeverinë në Hajvali

Të ngjajshme

Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit

Irani ka nisur disa raketa në drejtim të Izraelit. Sipas...

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Kosovës po zhvillojnë sonte një takim të përbashkët – por jo në vendin e tyre të punës. Pjesëmarrës, në një darkë joformale, janë edhe Presidenti dhe Kryeparlamentari i vendit.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat dhe ministrat e qeverisë kosovare po darkojnë bashkë, në rezidencën e zëvendësit të parë të Haradinajt, Behgjet Pacolli.

Në këtë darkë, pjesëmarrës është edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky takim i udhëheqësve të vendit, në periferi të Prishtinës, në Hajvali, po ndodh një ditë para se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ta procedojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kabineti i Kryeministrit ka bërë të ditur për Express se takimi i qeveritarëve të vendit, në shtëpinë e Pacollit, është i natyrës joformale.

Gazeta Express ka siguruar një fotografi, ku shihen qeveritarët, bashkë me Presidentin dhe Kryeparlamentarin, duke darkuar bashkë.

Nga fotografia shihet se jo të gjithë pjesëtarët e Qeverisë po marrin pjesë në këtë takim.

Ashtu siç ka raportuar Express, në darkën në Hajvali nuk është i pranishëm zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, nga Nisma.

Në takimin joformal nuk po marrin pjesë as ministrat e partisë së Limajt në Qeverinë e Kosovës.

Arsyeja e mungesës së Limajt dhe ministrave të Nismës në këtë mbledhje nuk është bërë e ditur. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/presidenti-dhe-kryeparlamentari-te-pranishem-ne-darken-e-qeverise-ne-hajvali-495517/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz