Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPresidenti amerikan paralajmëron lirimin e disa pengjeve, nga Gaza

Presidenti amerikan paralajmëron lirimin e disa pengjeve, nga Gaza

Të ngjajshme

Javë e nxehtë në Kosovë, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Një javë e nxehtë po parashikohet të përfshijë vendin...

Banka Popullore paralajmëroi uljen e tarifave për pagesat elktronike

Banka Popullore përmes ndryshimeve në sistemin e pagesave, planifikon...

Përditësohen të dhënat, kolona te Dheu i Bardhë, në Han të Elezit dhe Vërmicë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat...

“Edhe dhjetë pengje do të lirohen së shpejti nga Gaza.”

Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, pa dhënë detaje shtesë.

Trump e bëri këtë deklaratë gjatë një darke me ligjvënës në Shtëpinë e Bardhë, duke lavdëruar përpjekjet e të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Witkoff.

Negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit po marrin pjesë në raundin më të fundit të bisedimeve për armëpushim që po zhvillohen në Doha që nga 6 korriku, ku po diskutohet një propozim për një armëpushim 60-ditor, i mbështetur nga SHBA.

“E kemi kthyer shumicën e pengjeve. Së shpejti do të kemi edhe dhjetë të tjerë dhe shpresojmë që gjithçka të përfundojë shpejt,” tha Trump.

Trump prej javësh ka parashikuar se një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve është e pashmangshme, por deri më tani një marrëveshje konkrete ka rezultuar e paarritshme.

- Advertisement -

Të Fundit