back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmePresidenca jep një lajm të mirë, shpejt nis ndërtimi i laboratorit të...

Presidenca jep një lajm të mirë, shpejt nis ndërtimi i laboratorit të hematologjisë në Prishtinë

Të ngjajshme

Katy Perry konfirmon lidhjen me Justin Trudeau?

Duket se Katy Perry, 41 vjeç, sapo ka konfirmuar...

Maestro, dy superasiste nga Xherdan Shaqiri

Xhardan Shaqiri po vazhdon formën e jashtëzakonshme në Zvicër. Futbollisti...

Në Prishtinë shumë shpejtë do të nis ndërtimi i laboratorit të hematologjisë.

Kjo është bërë e ditur nga këshilltarja e të parës së vendit, Donika Kadaj Bujupi.

‘’Sapo morëm konfirmimin për një donacion të jashtëzakonshëm nga Khalifa Bin Zayed Al Nahyan Foundation për ndërtimin dhe pajisjen e një laboratori të hematologjisë në Spitalin Pediatrik “H.H Sheikha Fatima bint Mubarak” në Prishtinë’’, ka shkruar ajo në Facebook.

Kadaj-Bujupi ka bërë të ditur se ky projekt vjen si rezultat i përkushtimit të vazhdueshem  të Presidentes Osmani dhe ekipit të saj, në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për sistemin tonë shëndetësor.

Po ashtu është bërë e ditur se në kuadër të kësaj mbështetjeje, së shpejti pritet edhe dorëzimi i pajisjeve mjekësore për Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe QKUK-në./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz