Prekëse: Vajza diplomon para nënës së shtrirë në spital (Foto)

Një shkollë e mesme në Maryland, ka organizuar një ceremoni jozyrtare të diplomimit, për një nga nxënëset e kësaj shkolle, nëna e së cilës ishte e sëmurë dhe e shtrirë në spital.
Megan Sugg, tha se ceremonia në afërsi të shtratit ku nëna e saj ishte e shtrirë, ishte me të vërtetë moment i vështirë.
Por ajo pranoi se nëna e saj u ndje më mirë kur pa atë se po diplomonte nga shkolla e mesme ”Glen Burnie”. Familja Sagg, kishte kontaktuar stafin e shkollës ”Glen Burnie”, për të kërkuar të realizoj një ide të tillë, pasi mjekët kishin konfirmuar se Darlene Sugg 48 vjeçare, nëna e vajzës në fjalë, nuk do mund të jetonte aq gjatë sa të shihte atë të përfundonte diplomimin, njofton Klan Kosova.

Lexo edheNëse i beson instinktit, do të gjesh rrugën e duhur
Darlene Sagg, ishte diagnostifikuar me kancer kolorektal kur ajo ishte 44 vjeçare dhe tragjikisht humbi jetën disa javë më vonë pasi vajza e saj jozyrtarisht organizoi diplomimin e saj në dhomën ku ajo po aplikonte terapinë.














