BallinaLajme“Prej nga ky mllef tani?” – Dugolli kritikon Osmanin, thotë se Kurti...

“Prej nga ky mllef tani?” – Dugolli kritikon Osmanin, thotë se Kurti nuk e tha asnjë fjalë të keqe për të: Kur tjerët e përjashtuan, ai i dha mbështetje

Të ngjajshme

Si e çoi Donald Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Në një seri mbledhjesh në “Situation Room”, presidenti Donald...

Arabia Saudite mbështet përpjekjet për një marrëveshje të përhershme midis SHBA-së dhe Iranit

Arabia Saudite mirëpret armëpushimin e përkohshëm midis Iranit dhe...

JD Vance dhe Ghalibaf, udhëheqësit e dy delegacioneve në dialogun ShBA-Iran

Kryetar i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, pritet...

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka reaguar në lidhje me intervistën e djeshme të Vjosa Osmanit.

Ai ka thënë se për pesë vite në postin e Presidentes, Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë të keqe për Osmanin, ndërsa sipas tij nuk e ka bërë këtë as kur ajo i cilësonte veprimet e Qeverisë për shtrirje të rendit, ligjit dhe sovranitetit në veri si “lojë bixhozi”.

Sipas Dugollit, edhe kur të tjerët e nxorën jashtë nga partia, Kurti nuk ka pasur asnjë fjalë të keqe, por siç thotë ai i ofroi bashkëpunim të sinqertë dhe e mbështeti për Presidente.

“Prej nga ky mllef tani? Z. Kurti ende nuk ka thënë asnjë fjalë të keqe për znj. Osmani. Pse vallë ky nxitim dhe cili është interesi në këtë moment? Pozitat vijnë e shkojnë, por bashkëpunimi dhe mirëbesimi janë virtyte që duhet të qëndrojnë”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz