back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPrattipati: Bllokimi i partive në zgjedhje – minim i demokracisë

Prattipati: Bllokimi i partive në zgjedhje – minim i demokracisë

Të ngjajshme

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Një person është arrestuar sonte në Prishtinë, për armëmbajtje...

Digjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona (Video)

Një stallë në Saradran të Istogut, është përfshirë sonte...

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, u ka dërguar porosi partive në Kosovë kundër tentimit për bllokim të pjesëmarrjes së ndonjë partie në zgjedhje.

Në një njoftim në Facebook të mërkurën, faqja e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë javës Prattipati ka takuar liderët e Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike.

“Këtë javë, e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua me udhëheqësit e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së për të theksuar një parim thelbësor demokratik: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të votojnë për përfaqësuesit e tyre. Bllokimi i partive të kualifikuara, përmes taktikave politike ose procedurale, minon demokracinë”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.

Sipas njoftimit, është diskutuar edhe për ngërçin për formimin e institucioneve. Ajo ua ka kujtuar udhëheqësve të partive se janë zgjedhur për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi dhe u ka bërë thirrje për bashkëpunim për të përmbushur mandatin që ua ka dhënë populli.

Për takimin me Prattipatin kanë njoftuar edhe partitë. Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka thënë se në takim ka theksuar nevojën që institucionet e reja të formohen sa më parë.

“PDK do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, për stabilitet institucional dhe mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë”, ka shkruar ai në Facebook të martën.

Ndërkaq, LDK-ja ka thënë se në takim është diskutuar për situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit.

“Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e trajtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, ku Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar lëndën për interpretim. Përfaqësuesit e LDK-së ritheksuan rëndësinë që ky institucion të marrë një vendim të drejtë, të bazuar në Kushtetutë dhe në interes të stabilitetit institucional, në mënyrë që vendi të dalë sa më parë nga kriza aktuale politike dhe institucionale”, thuhet në njoftimin e së mërkurës.

E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e ka njoftuar Prattipatin “për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin tonë për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet”.

Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë janë ato lokale që do të mbahen në tetor.

- Advertisement -

Të Fundit