back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmePratogonisti i javës, ish-Prokurori Blakaj lajmërohet nga Amerika |Foto

Pratogonisti i javës, ish-Prokurori Blakaj lajmërohet nga Amerika |Foto

Të ngjajshme

Kompromis i ri i Kurtit: Leje qëndrimi 12-mujore për serbët pa dokumente të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka rënë dakord me përfaqësuesit e...

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Ish-prokurori special, Elez Blakaj, është lajmëruar më në fund nga Amerika, ai ka postuar një foto të re në llogarinë e tij në facebook, kështu duke nisur një punë të re sipas komentuesve që janë familjarë dhe miq të tij.

Blakaj i cili ishte padyshim pratogonisti i javës, dha dorëheqje nga pozita e tij,po qendron në Amerikë. Ai përderisa po qëndron në Amerikë,  këti në Kosovë po vazhdon debati për tërheqjen e njeriut që përgatiti aktakuzën ndaj atyre që dyshohet se frynë listat e veteranëve deri në 60 mijë veta, shkruan gazetametro.net.

Dorëheqja e ish-prokurorit Elez Blakaj bëri shumë bujë të madhe gjatë kësaj jave, ai la një letër të dorëheqjes dhe pa iu përgjgijur asnjë reagimi.

Para se të jepte dorëheqje, Blakaj kishte lënë të gatshme aktakuzën për Komisionin qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të veteranit, ani pse ajo është gati dhe e dorëzuar te kryeprokurori Aleksander Lumezi, ky i fundit nuk është ngritur akoma asnjë aktakuzë.

Të akuzuar në këtë aktakuzë nga Blakaj janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, shkruan gazetametro.net.

Se Blakaj ishte prej të preferuarve të amerikanëve, tregoi edhe reagimi i Ambasadës Amerikane, menjëherë pas dorëheqjes së tij, ku ambasadori Delawie e konsideronte ditë të kobshme për sistemin e drejtësisë në Kosovë tërheqjen e ish-prokurorit.

“Ai kishte përkrahjen e Qeverisë amerikane të kryente studimet për master në fushën e drejtësisë dhe hulumtoi raste të rëndësishme në Kosovë. Kosova duhet të dëshmojë përpjekjen e vet në sistemin e drejtësisë, jo vetëm duke i përkrahur prokurorët, por edhe t’i mbrojë të gjithë ata që duan të shërbejnë në detyrën e tyre”, thuhej në reagimin e ambasadës amerikane./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz