Nesër seanca e radhës për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika në Kaçanik
dp

Lexo edheAmbasadori britanik uron Kurtin dhe Qeverinë pas vendimit të Kushtetueses: Të gjitha partitë të tregojnë përgjegjësi për zgjedhjen e Presidentit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, kishte ngritur aktakuzë më 9 janar të këtij viti kundër gjashtë të pandehurve me inicialet H.B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G.
Të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje, më 1 prill 2025 rreth orës 23:00, e privuan nga jeta zyrtarin Muhamet Lika në Kaçanik me armë zjarri, duke vepruar me përgatitje paraprake dhe duke përfshirë edhe një të mitur.
Prokuroria ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, dhe ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Lexo edheAmbasadori britanik uron Kurtin dhe Qeverinë pas vendimit të Kushtetueses: Të gjitha partitë të tregojnë përgjegjësi për zgjedhjen e Presidentit