Prani e madhe policore në Shtëpinë e Bardhë pas të shtënave
dp

Lexo edheDita e Presidentit, Osmani: Rugovizmi mbetet udhërrëfyes i shtetit të Kosovës

Sipas autoriteteve amerikane, ngjarja ndodhi pasi një person iu afrua pikës së kontrollit duke mbajtur një çantë, nxori një armë dhe hapi zjarr ndaj oficerëve.

Ai u qëllua menjëherë nga personeli i sigurisë dhe më vonë humbi jetën në spital.
Policia dhe Shërbimi Sekret rrethuan zonën, duke bllokuar rrugët përreth dhe duke vendosur shirit të verdhë sigurie, ndërsa në vendngjarje u vunë re shënjues provash dhe pajisje mjekësore.

Lexo edheDita e Presidentit, Osmani: Rugovizmi mbetet udhërrëfyes i shtetit të Kosovës

Gjatë incidentit u plagos edhe një kalimtar, ndërsa presidenti Donald Trump ndodhej brenda Shtëpisë së Bardhë dhe nuk u prek nga ngjarja.
Trump ka reaguar duke falënderuar Shërbimin Sekret dhe autoritetet ligjzbatuese për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj sulmit.