Pranë hapjes së sezonit veror, Durrësi i mbushur në leshterikë e papastërti
BILLI

Lexo edhePlaku që e mbyti ariun nuk do që të përsëritet historia

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit turistik veror, bregdeti i Durrësit nuk është ende gati për të pritur pushuesit e parë. Për shkak të motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë ditët e fundit rajonin, deti ka nxjerr në breg tonelata me leshterik, i cili ka pushtuar brezin e rërës.
Sinoptikanet kanë parashikuar që moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe për disa ditë, ndaj edhe ndërmarrja e pastrimit të plazhit nuk ka nisur nga puna për pastrimin e vijës bregdetare.
Qytetarët që frekuentojnë Durrësin kërkojnë t`i kushtohet më tepër vëmendje higjienës.

Lexo edhePlaku që e mbyti ariun nuk do që të përsëritet historia
Javën e ardhshme në Bashkine e Durrësit pritet të mbërrijë VKM-ja që përcakton udhëzimet dhe masat që duhet të marrin autoritetet lokale dhe operatoret turistik përgjatë vijës bregdetare./oranews