Praktikisht Holanda duhej të ishte nën ujë, por ja çka ndërtuan ata për të mos qenë [Video]
![Featured image for Praktikisht Holanda duhej të ishte nën ujë, por ja çka ndërtuan ata për të mos qenë [Video]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fapi.drenicapress.org%2Fwp-content%2Fuploads%2F2017%2F11%2Fholanda.jpg&w=3840&q=75)
Holanda është një vend i shtrirë, që është i prekshëm ndaj stuhive dhe valëve të forta të detit. Por, pse ky vend nuk është nën ujë?
Pse Holanda nuk është nënujore? Është një çështje e madhe duke konsideruar se vendi i vogël evropian, i populluar shumë, është kryesisht i përbërë nga toka e rikuperuara. Kjo pyetje ka qenë ajo që e ka shtyrë Brain McManus të krijonte një video në kanalin e tij Real Engineering që do të zgjidhte misterin.
Shkurtimisht, përgjigja është një projekt masiv i inxhinierisë civile. Por, për të marrë një përgjigje më të gjatë duhet të përkushtoheni në videon shtatë minutëshe, ku jepen detaje pse Holanda nuk është nën ujë.
Holanda mësoi rrugën e vështirë për korrigjimin e stuhive. Në fillim të vitit 1953, Holanda u godit nga një stuhi e egër që me përfundimin e saj mori jetën e 1835 njerëzve. Pas Luftës së Dytë Botërore shumë vende përgjatë bregut holandez ranë në gjendje të keqe. Vendi ende ishte duke u ngritur nga pasojat që kishte lënë okupimi pesë vjeçar nga Gjermania, që kishte përfudnuar vetëm tetë vjetë para se ta godiste kjo stuhi shkatërruese.

Lexo edhe“Sulmuesi i Nju Jorkut” mund të dërgohet në Guantanamo!
Stuhia shkatërruese shkaktoi dëme masive në shumë pjesë të vendit, e që riparimi gjati me dekada. Vetëm njëzet ditë pas stuhisë qeveria formoi Komitetin e Delta, një grup inxhinierësh, planifikuesish dhe shkencëtarësh të ngarkuar me punën për të siguruar se një dëm i tillë nuk do të ndodhte më.
Komitete edhi në përfundim që të ndërtonte një nga shatë mrekullitë moderne të botës “Delta Works”. Kjo pjesë e jashtëzakonshme e inxhinierisë jo vetëm që mbron vendin nga moti i ashpër, por gjithashtu mban ndjeshmëri ndaj mjedisit, që do të thotë se bregu holandez është ende një ekosistem i lulëzuar dhe i shëndetshëm.














