back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaSportPortugalia fiton në udhëtim te Hungaria, Ronaldo vazhdon me gola

Portugalia fiton në udhëtim te Hungaria, Ronaldo vazhdon me gola

Të ngjajshme

Portugalia mori kryesimin në Grupin F të kualifikueseve për Kupën e Botës pas një fitoreje 3-2 me përmbysje ndaj Hungarisë në Budapest, duke forcuar ndjeshëm shanset për t’u paraqitur në Botërorin e shtatë radhazi.

Pas suksesit në Ligën e Kombeve dhe me një formë dukshëm më të mirë se kundërshtari, Portugalia hyri në ndeshje me vetëbesim, por nuk shfrytëzoi rastet dhe u gjend në disavantazh pas 20 minutash. Zsolt Nagy depërtoi nga krahu i majtë dhe harkimi i tij perfekt u konkretizua nga Barnabás Varga, i cili shënoi me kokë duke e dërguar topin në shtyllë dhe pastaj në rrjetë.

Portugalia sulmonte me ngulm, por pa fat. Cristiano Ronaldo u zemërua kur goditja e tij nga afër u devijua në mënyrë të pabesueshme nga portieri Balázs Tóth, ndërsa i njëjti fat i ra edhe tentativës së João Neves. Megjithatë, miqtë e gjetën barazimin pak para pushimit: një prekje e rastësishme e João Cancelo u shfrytëzua nga Bernardo Silva, i cili kontrolloi topin dhe shënoi fuqishëm në trekëndësh.

Pas rifillimit, Portugalia shtoi presionin dhe e përmbysi rezultatin në minutën e 58-të. Loïc Négo u duk i pafat kur topi u përplas në krahun e tij në zonë, por gjyqtari akordoi penallti. Ronaldo nuk fali nga 11 metra, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm majtas dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kualifikueset e Botërorit.

Hungaria reagoi dhe arriti të barazonte sërish, sërish me Varga, i cili shënoi me kokë pas një topi të vështirë për mbrojtjen portugeze pas harkimit të Nego-s. Por gëzimi i Puskás Arenës u shua brenda dy minutash: Bernardo Silva asistoi për Cancelo, që shënoi bukur nga jashtë zonës për golin e fitores 3-2.

Me vetëm një pikë nga dy ndeshje, Hungarisë i janë zbehur shanset për t’u kualifikuar direkt në Botërorin e parë që prej vitit 1986, megjithatë ata shpresojnë të sigurojnë vendin në play-off përballë Armenisë dhe Irlandës./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz