Asllani bartë mbi supe fitorën e Shqipërisë
dp

Lexo edhe“Rruga drejt Botërorit po bëhet më emocionuese pas ndeshjeve të fundit me plot ethe”, presidenti i FIFA-s, Infantino e përfshin edhe Kosovën në postimin e tij

Kristjan Asllani është kryefjala e ndeshjes së sontme mes Shqipërisë dhe Letonisë.
Vetëm një gol u shënua në këtë ndeshje, nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 25-të, shkruan IndeksOnline.
Ndonëse me të nisur ndeshja pësoi një lëndim të lehtë, Asllani vendosi të vazhdojë lojën duke i siguruar jo më pak se tri pikë Kombëtares shqiptare.
Nikoqirëve s’iu munguan rastet, sidomos ai i pastri i kapitenit Berat Gjimshiti, por goli nuk u gjet më.

Lexo edhe“Rruga drejt Botërorit po bëhet më emocionuese pas ndeshjeve të fundit me plot ethe”, presidenti i FIFA-s, Infantino e përfshin edhe Kosovën në postimin e tij
Edhe kampi letonez pati mundësi të barazojë rezultatin por, për fatin e mirë të Shqipërisë, nuk realizoi.
Shqipëri tani gjendet në pozitën e dytë të Grupit K, teksa Letonia në të 4-tin./IndeksOnline/