Portieri zviceran ndahet nga gruaja

Yan Sommer ka njoftuar divorcin e tij nga gruaja e tij, Alina.
Portieri zviceran postoi një mesazh të gjatë në llogaritë e tij në rrjetet sociale, një ditë pas fitores në San Siro kundër Interit.
Ai bëri me dije se bashkë me Alina-n vendosen t’i japin fund martesës 7-vjeçare, duke ruajtur respektin e ndërsjellë.

Lexo edheNga Atifete Jahjaga tek Justina Shiroka-Pula, brendi kosovar që po vesh presidentet
“Pas shtatë vitesh martesë, unë dhe Alina vendosëm të ndaheshim në fillim të këtij viti. E morëm këtë vendim pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe me marrëveshje të ndërsjellë. E kujtojmë kohën që kaluam së bashku me respekt dhe mirënjohje. Dy vajzat tona do të na bashkojnë përgjithmonë.
Lumturia dhe mirëqenia e tyre mbeten përparësia jonë kryesore. Nga respekti për familjen tonë, ju lutemi të na mirëkuptoni që nuk do t’u përgjigjemi pyetjeve të mëtejshme në lidhje me ndarjen tonë. Ne e vlerësojmë sinqerisht mirëkuptimin tuaj dhe ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë” shkroi Sommer.














