BE-ja shpreh shqetësim për protestat e dhunshme në Shqipëri

Zyra e BE-së në Shqipëri ka shprehur shqetësim për situatën e tensionuar në Shqipëri.
Sipas zyrës së BE-së, liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore, shkruan IndeksOnline.
“Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi”, deklaron Bashkimi Evropian.
Ky është njoftimi i plotë:
Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Lexo edheGani Geci futet në gjykatë me përcjellje të policisë
Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.
Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.
Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.
Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara.












