back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPorosia e fundit e Limajt për qytetarët e Drenasit

Porosia e fundit e Limajt për qytetarët e Drenasit

Të ngjajshme

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Rritet shkalla e papunësisë në SHBA

Shkalla e papunësisë në SHBA u rrit në 4.3%...

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka folur sërish për zyrtarë të PDK-së, duke thënë se atyre vetëm kur iu duhesh ta “rrahin shpinën”.

Limaj, në anën tjetër, ka bërë të ditur se të tillë nuk janë të gjithë pjesëtarët e PDK-së, sepse siç thotë ai, aty ka edhe njerëz të mirë.

“Ata veç kur iu duhesh ta rrahin shpinën, jo  krejt PDK-ja, se ka burra të mirë e njerëz të mirë”, është shprehur ai në TV Dukagjini, transmeton Indeksonline.

Limaj duke folur për zgjedhjet në Drenas të cilat pritet të mbahen të dielën, ka thënë se qytetarët duhet të votojnë për ndryshimin.

“Një apel qytetarëve të Drenasit, që të dalin në zgjedhje, është festë. Le të votojnë me zemër.

Votoni ndryshimin e mos frikësoheni. Mos u ndjeni keq. Ata ua kanë kthyer shpinën, tash është koha juaj”, ka  thënë Limaj.

Ai, po ashtu në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook ka mbështetur kandidatin Isa Xhemajlaj duke thënë se ai është ndryshimi që i duhet Drenasit.

Ky është shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Drenasit,

Ndryshimi që po kërkojmë është vetëm edhe një ditë larg.

Për këto pak ditë, ne ju kemi takuar në çdo fshat dhe lagje për të degjuar hallet dhe problemet tuaja.

Ju keni ardhë në numër rekord në takimet tona dhe ne ju falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj.

Këtë të Diel, ju do të gjendeni para një testi të madh para vetës.

Ju duhet të pyesni vetën, a do të vazhdoni të përkrahni ata që ju kanë zhgënjyer dhe mashtruar dhe ju kanë humbur shpresën apo do të vendosni të votoni për ndryshim?

Isa Xhemajlaj thërret për ndryshim. Isa Xhemajlaj është ndryshimi i vërtetë i këtyre zgjedhjeve, që ofron ndershmëri të provuar në sfida të mëdha.

Për të gjitha çështjet që kemi përpara, për investimet në fushat e nevojshme për qytetarët e Drenasit, në bujqësi, në arsim, në kthimin e sundimit të ligjit, në kthimin e respektit ndaj institucioneve lokale, për hapjen e perspektivës për të rinjtë, për hapjen e vendeve të punes, për rritjen e mirëqenies, dhe për ngjalljen e shpresës.

Këtë të Diel, më 4 Dhjetor, merrni vendimin dhe votoni për kandidatin që do ta ndryshoj Drenasin. Votoni për numrin 11, votoni për ISA XHEMAJLAJ.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz