Polonia ka kaluar në finale të Euro 2016 duke mposhtur Zvicrën vetëm pas ekzekutimit të penaltive. Loja e rregullt u mbyll 1-1.
Loja nisi me presionin e Polonisë që pas vetëm 20 sekondave pati rast të mirë shënimi me Milik, por gjuajtje e tij shkoi jashtë porte.
Tek pas 10 minutave lojë, Zvicra u lirua nga presioni polak, duke atakuar porten me një gjuajtje jashtë porte të Xhemailit.
Të parët në epërsi kaluan polakët me golin e Blaszczukovski (39’).
Në pjesën e dytë polakët u mbyllën ne mbrojtje, kurse zvicëranët të gjithë në sulm për të barazuar dhe e arritën vetëm në minutën e 82-të me supergolin e Xherdan Shaqirit.
Koha e rregullt u mbyll 1-1. Në lojën shtesë nuk pati gola dhe fituesi u përcaktua nga penaltitë.
Pas penaltive më e mirë ishte Polonia duke fituar me rezultat 5-4. Granit Xhaka gaboi nga pika e bardhë./Drenicapress.info/
https://www.dailymotion.com/video/x41lfcv_all-goals-hd-switzerland-1-1-poland-25-06-2016-hd_sport