Për Borko Stefanoviqi kryetar i të majtës Serbe, fjalimi i Vuçiqit në Kosovë nuk ishte as historik e as vërtetë i duhur, por vetëm propagandë, cirkus i zbrazët.
“Fjalimi i Vuçiqit drejtuar banorëve përmes telefonit, tek të cilët nuk ka arritur të shkojë atje për vizitë për shkak të bllokadës së rrugës, ishte fotografia më e mirë e demarkimit, që nënkuptohej se ai mund të shkojë deri në Banjë, por jo më tej”, njoftojnë mediat serbe.
Stefanoviq deklaroi se do të ishte i shqetësuar po të ishte në vend të serbëve të Kosovës.
Ai e vlerësoi si shqetësuese pengesën që i bënë Vuçiqit veteranët e UÇK-së për ta vizituar Banjën.
Lideri i të Majtëve të Serbisë, Borko Stefanoviq, shtoi se rastet kur Vuçiq u drejtohet njerëzve përmes telefonit janë demaskim i fytyrës së tij.
Stefanoviq ka folur edhe për demarkimin. ”Demarkim është zgjidhje e rrezikshme që sjellë zjarr, sepse nuk zgjidh problemin e të gjithë serbëve në Kosovë”, ka thënë Stefanoviq.
Stefanoviq ishte pjesë e delegacionit të negociatave teknike në mes Kosovës dhe Serbisë ne vitet 2010-2011.