Politikani i njohur shqiptar propozohet të shpallet Qytetar Nderi i Komunës së Drenasit (FOTO)

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj, ka thirrur mbledhje të Kuvendit Komunal më datë 29 mars.
Në mesin e shumë pikave që do të diskutohen në mbledhjen e KK-së së Drenasit, është edhe pika numër dy: Propozim vendim për shpalljen e Pandeli Majko qytetar nderi i komunës së Drenasit.
Pandeli Majku aktualisht është ministër i shtetit për diaspor. Ai njihet si kryeministër i luftës, pasi dha një ndihmesë të madhe në vitin 1999 kur Kosova ishte në luftë dhe Majko ishte kryeministër i Shqipërisë.
DrenicaPress jus jell një biografi të shkurtër të Pandeli Majkos.
Biografia e Pandeli Majkos:

Lexo edheBilbilat e Mushtishtit dalin në darkë, por vëmendja tek fustani i Ganimetes (FOTO)
Pandeli Majko u lind më 15 nëntor 1967 në Tiranë. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitet 1986-1992. Gjithashtu ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitet 1994-2000.
Z. Majko ka një karrierë të pasur politike. Karriera e Pandeli Majkos do të niste me Kryetar FRESSH në vitet 1992-1995. Ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po ashtu dhe postin e Ministrit të Mbrojtjes e ka mbajtur dy herë në qeveritë socialiste. Karriera e tij politike do të kulmonte në vitet 1998-1999 ku do të merrte postin e Kryeministrit në Qeverinë e Shqipërisë. Po këtë post, atë të kryeministrit, e ka mbajtur për 8 muaj edhe në vitin 2002. Ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997-1998.
Z. Majko është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në gjashtë legjislatura, ka qenë Kryetar i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Z. Majko zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.















