back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmePolitikani i njohur kosovar anulon fluturimin vetëm për t’u takuar me Luan...

Politikani i njohur kosovar anulon fluturimin vetëm për t’u takuar me Luan Krasniqin

Të ngjajshme

Rrihen dhëndri me baballëkun në Istog, bëhen për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se një dhëndër dhe...

Osmani në Berlin: Kosova, partner strategjik i Bashkimit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në sesionin e liderëve...

Reperi britanik përballet me akuza të reja pas aksidentit fatal në Londër

Reperi i njohur britanik Ghetts, emri i vërtetë i...

Njëri prej sportistëve më të suksesshëm kosovarë, Luan Krasniqi, sot është takuar me deputetin në largim, Gani Dreshaj.

Ish-kandidati për kryetar të Istogut nga rradhët e AAK-së, përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se takimi me boksierin kosovar e ka shtyrë atë që ta anuloj fluturimin në Kosovë.

Ky është statusi i plotë i Dreshajt.

“E anulova biletën për Kosovë sepse në Hamburg paska ardhur një mik i madh që kam.

Luan Krasniqi, një personalitet që meriton respekt për të gjitha.

Më kujtohet kur ky djalosh zemër-luani ishte në formën e karrierës, këtu në Gjermani respekti për shqiptarët ishte në kulmin më të madh ndër vite.

Pra, Luani ka qenë dhe mbetet ambasadori shqiptar që na bëri krenar me arritjet e tij në nivel botëror.

Diskutuam për të gjitha, atdheun, sportin, shoqërinë, por kalimthi edhe për kandidaturën time si deputet, të cilën e përkrahu edhe ky mik i çmuar.

Do të shihemi shpejt” shkruan Dreshaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz