back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaShqiptarePolitico: Kjo është kosovarja që do ta pushtojë Evropën më 2019

Politico: Kjo është kosovarja që do ta pushtojë Evropën më 2019

Të ngjajshme

Zbatimi i ujdisë: Fëmijët përfitojnë nga bashkëpunimi Comodita-UNICEF

Para një muaji është nënshkruar një marrëveshje mjaft e...

Rasmus Højlund kërkon largimin nga Man United vetëm me klauzolë blerjeje të detyrueshme

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, sulmuesi danez...

Eseja e javës/ Michael Blake: A duhet të jetë presidenti lider moral

Michael Blake është profesor i filozofisë, sigurisë publike dhe qeverisjes...

Era Istrefi është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Ylli me origjinë shqiptare performoi këngën zyrtare për Kupën e Botës të këtij viti “Live It Up”, së bashku me yjet amerikanë Nicky Jam dhe Will Smith.

Mirëpo, tashmë sipas medias prestigjioze ‘Politico.eu’, Era Istrefi është në mesin e 28-personave që do të pushtojë Evropën në vitin 2019. Ylli shqiptar qëndron krenare krah Ine Marie Eriksen Søreide, ministres së jashtme norvegjeze, kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Yulia Tymoshenko, presidentes ukrainase e shumë personave të tjerë të njohur në të gjithë botën nga fusha e politikës dhe artit.

“Era Istrefi po e fut Kosovën në hartë edhe pse disa nuk duan që të jetë aty. 24-vjeçarja nga Prishtina ka shijuar suksesin internacional. Muzika dhe stili i saj janë krahasuar me Rihannën dhe Sian shumë herë. Albumin e parë pritet ta publikojë në 2019-ën. Teksa e sheh, kupton ajo ka gjithçka që i duhet një ylli pop-i, e re, tërheqëse, e bukur.

Megjithëse karriera e saj nuk ka lidhje me politikën, beteja që ajo po bën për të ardhmen e Kosovës, e cila para pak kohësh për pak i shkatërroi pjesëmarrjen në ‘Kupën e Botës’, pasi Rusia nuk e njeh Kosovën dhe nuk e lejoi të hynte në territorin e saj me pasaportën e vendlindjes, është e vazhdueshme”,- shkruan ndër rreshta “Politico.eu”.

Më tej media prestigjioze e ka krahasuar Istrefin me bashkëkombësit e saj të cilët kanë njohur famë ndërkombëtare por që janë rritur në Evropën Perëndimore, kurse 24-vjeçare është ‘produkt vendas’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz