BallinaRegjionaleMitrovicë e VeriutPolicia i zbulon të gjitha detajet rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Policia i zbulon të gjitha detajet rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Të ngjajshme

Çfarë mendon gjinekologu gjatë vizitës?

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mendon gjinekologu juaj...

India dhe Irani, marrëveshje për të lejuar dy anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Dy anije indiane që transportonin 92,712 ton metrikë të...

A do ta prezantojë Alaudini “BBVK5”, përgjigja e tij habit ndjekësit

Moderatori i njohur Kosovar Alaudin Hamiti ka hapur një...

LVV-ja insiston se dekreti i presidentes është jokushtetues

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka...

Policia njofton se sot rreth orës 8 e 10 min, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, është regjistruar një incident me përdorim armë zjarri, me ç’rast persona deri më tani të panjohur kanë shtënë në drejtim të Oliver Ivanoviq, i cili fillimisht është plagosur në afërsi të zyrës së tij të punës.

Viktima është dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës për reanimim, ndërsa mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër. Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.

Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës, është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur me rastin e vrasjes.

Për të gjitha rrethanat e rastit dhe veprimet e ndërmarra të Policisë është informuar prokurori i Shtetit, i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka dalë në vendngjarje.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe sjelljen e personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz