Vdekjen e gruas B.S Policia e Kosovës e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.
Express ka raportuar se pasi B.S ishte hedhur nga kati i katërt i Gjinekologjisë është dërguar në Emergjencë, por e njejta nuk ka mundur që t’i mbijetonte plagëve të marra.
B.S ishtë bërë nënë para një muaji ndërsa foshnja e saj po vazhdon të qëndrojë në klinikën e Neonatologji-së, shkruan Express.
“Rasti ne polici me urdher te prokurorit eshte hapur vdekje e dyshimt dhe me te po merren njesiti i hetimeve”, ka thënë policia.
“Rreth ores 14:00 kemi pranuar informaten se nga objekti i gjinekologjise ne Qkuk ka rene nje person (femer B.S 1986). E njeta eshte derguar ne emergjence per tretman mjeksor nga ku jemi njoftuar se e njejta ka nderruar jete. Rasti ne polici me urdher te prokurorit eshte hapur vdekje e dyshimt dhe me te po merren njesiti i hetimeve”, ka thënë Flora Ahmeti për Gazetën Express.