back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmePolicia shton stafin në pikat kufitare, apelon te mërgimtarët të shmangin Merdaren...

Policia shton stafin në pikat kufitare, apelon te mërgimtarët të shmangin Merdaren (Video)

Të ngjajshme

Pa vonesa është duke u zhvilluar qarkullimi në të gjitha pikat kufitare në vend. E vetmja pikë ku mëngjesin e së shtunës, për pak kohë ka pasur pritje, sipas policisë, ka qenë në dalje të pikëkalimit kufitar në Mutivodë.

Në prag të shtimit të fluksit të mërgimtarëve, Policia ka shtuar personelin në pikat e kontrollit kufitar, raporton KTV.

Me financim të Bashkimit Evropian, aktualisht është duke u punuar në zgjerimin e pikës kufitare në Merdare, që lidh Kosovën dhe Serbinë, e cila nga e kaluara njihet si nga pikat më të frekuentuara nga bashkatdhetarët.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera si alternativë, veçmas për të dalë nga Kosova në Serbi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz