BallinaLajmePolicia serbe arreston mërgimtarin tek pika kufitare Dheu i Bardhë

Policia serbe arreston mërgimtarin tek pika kufitare Dheu i Bardhë

Të ngjajshme

​Çështja e presidentit, Mustafa: Diskutime të tilla mbahen në nivel të kryetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i...

Dërgesa ekspres, pa stres – DHL

Në botën ku gjithçka lëviz me shpejtësi, edhe dërgesat...

Pas daljes nga BBVA, Kristin do ta shohim si moderator në televizion

“Urban Gen”, një format i ri televiziv dedikuar të...

Murati konfirmon: Pagat e sektorit publik u ekzekutuan me rritje të përvojës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur...

Policia kufitare serbe ka arrestuar Ibrahim Matoshin nga Gjilani, por që jeton në Gjermani dhe është shtetas gjerman.

Matoshi është arrestuar në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë dhe është dërguar në stacionin policor në Bujanoc.

Klan Kosova ka kontaktuar me familjarët e Matoshit, por ata nuk e kanë të qartë arsyen e arrestimit dhe janë ankuar për formë krejtësisht jo të rregullt të trajtimit.

Matoshi, që është stomatolog në Gjermani, kishte përfunduar pushimet në Kosovë dhe po kthehej për në Gjermani nga pika e njëjtë prej të cilës ishte futur në Kosovë.

Ai është ndaluar pa paralajmërim dhe është arrestuar nga policia serbe.

Vëllai i Matoshit i ka thënë Klanit se nuk e ka asnjë ide përse ia kanë arrestuar vëllanë

Familja Matoshi kanë provuar të njoftojnë edhe ambasadën gjermane për të qartësuar situatën dhe liruar Ibrahimin nga stacioni policor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz