Policia, padi për Bashën: Bëri thirrje publike për dhunë
01
Lexo edheHaradinaj autorizon Kocin të padisë Listën Serbe, pasi e qujatën “kriminel lufte”
Policia e Tiranës ka kërkuar hetim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për thirrje publike për veprime të dhunshme. Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.
Në protestën e të premtes, për policinë Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve që të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore, shkrun Top Channel.
“Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat…… ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, ka thënë Basha më 24 shkurt.
Lexo edheHaradinaj autorizon Kocin të padisë Listën Serbe, pasi e qujatën “kriminel lufte”
Hetimet ndaj tij kanë nisur për thirrje publike për veprime të dhunshme, parashikuar në nenin 223 të Kodit Penal. Në këtë nen thuhet se: “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.