Policia në rajonin e Prishtinës javën e kaluar sekuestroi 6 armë zjarri
dp

Lexo edheReali do të transferojë një tjetër mbrojtës, por vetëm pas Kupës së Botës për Klube

Policia ka njoftuar se javën e kaluar në rajonin e Prishtinës janë realizuar 231 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 62 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 6 armë zjarri dhe janë shqiptuar mbi 4 mijë gjoba.
“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.”

Lexo edheReali do të transferojë një tjetër mbrojtës, por vetëm pas Kupës së Botës për Klube
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4143 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 687 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil.”