Reali do të transferojë një tjetër mbrojtës, por vetëm pas Kupës së Botës për Klube

Real Madridi nuk e ka përjashtuar mundësinë për të sjellë edhe një qendërmbrojtës të ri gjatë kësaj vere.
Vendimi do të varet nga rikuperimi i Antonio Rudiger dhe David Alaba, si dhe nga paraqitjet e skuadrës në Kupën e Botës për Klube.
Sipas gazetës spanjolle MARCA, bordi dhe stafi teknik janë të shqetësuar për thellësinë e kufizuar në qendër të mbrojtjes.
Sezonin e kaluar, Carlo Ancelotti u detyrua të përdorte Aurelien Tchouameni si mbrojtës, por trajneri i ri Xabi Alonso nuk planifikon ta bëjë këtë.
Alonso e sheh Tchouamenin si një mesfushor të rëndësishëm dhe dëshiron ta mbajë atë në rolin e tij natyral dhe për këtë arsye, kërkimi për një mbrojtës të ri është një opsion real nëse situata nuk përmirësohet.

Lexo edhePrindërit që bëjnë gjashtë gjëra rrisin fëmijë të sigurt dhe të suksesshëm
Deri më tani, Real Madridi ka siguruar shërbimet e Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold, ndërsa është afër marrëveshjes për Alvaro Carreras.
Këto lëvizje tregojnë për një fokus të qartë në përforcimin e repartit defensivë.
Kupa e Botës për Klube, që do të zhvillohet në qershor, do t’i japë Alonsos mundësinë të vlerësojë gjendjen fizike të Rudiger dhe Alaba, si dhe të shohë nëse mbrojtësit e rinj mund të përballojnë presionin.
Nëse njëri prej veteranëve nuk arrin formën optimale, klubi është i gatshëm të veprojë shpejt në treg. /Telegrafi/














