back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmePolicia në Gjilan kërkon identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të...

Policia në Gjilan kërkon identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Të ngjajshme

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...

Nga lufta te shteti: Ramush Haradinaj, krah Kosovës në çdo etapë

“Ramushi e ka kry punën më të madhe, ne...

Kushneri iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushnerit – dhëndrit...
- Advertisement -

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar një kërkesë publike për bashkëpunim me qytetarë dhe media për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia në këtë njoftim thotë se në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, rasti raportohet të ketë ndodhur më datën 4 gusht të këtij viti, por detaje tjera nuk janë dhënë.

Për identitetin e tyre, adresën apo komunën ku jetojnë, policia nuk di asgjë, prandaj, në bazë të fotos së ofruar, kërkon nga qytetarët dhe mediat që të ndihmojnë në identifikimin e tyre.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, ka thënë Policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz