BallinaLajmePolicia ndalon qarkullimi në autostradën për Shqipëri

Policia ndalon qarkullimi në autostradën për Shqipëri

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Policia ka njoftuar se nga ora 11:20 është mbyllur përkohësisht Pika Kufitare Vërmicë – Morinë nga autoritete shqiptare, njofton Klan Kosova.

“Ndalimi i qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, sipas tyre është bërë  për arsye të protestës   që po mbahet  nga qytetarët në afërsi të tunelit të Kalimashit,  dhe në pa mundësi për të lëvizur automjetet  dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk po lejohet qarkullimi-hyrja e mjeteve në Republikën e Shqipërisë deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Sot gjatë ditës është protestuar në Kalimash për shkak të taksës rrugore të vendosur nga shteti shqiptar.

Si pasojë e kësaj janë lënduar pesë pjesëtarë të forcave të policisë shqiptare si dhe 12 qytetarë pjesëmarrës në protestë si dhe janë djegur sportelet që ishin dedikuar për pagesën e taksës rrugore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz