Policia ndalon kontrabandë me 150 shpezë në rrugën Preshevë–Gjilan
dp

Lexo edheVjosa Osmani takon mërgatën shqiptare në Vancouver

Sipas njoftimit, më 15 prill 2026, rreth orës 20:00, njësitet e Policisë Kufitare kanë ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Preshevë–Gjilan, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.
Gjatë kontrollit të furgonit, që drejtohej nga një shtetas serb, janë gjetur 15 kafaze me gjithsej 150 shpezë, për të cilat drejtuesi nuk posedonte dokumentacion mbi prejardhjen.
Lidhur me rastin, automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë në Dogana e Kosovës.

Lexo edheVjosa Osmani takon mërgatën shqiptare në Vancouver
Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe dukurive të tjera të kundërligjshme, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë në vend./Lajmi.net/