BallinaLajmePolicia ndalon futjen e 340 pakove të barnave nga Maqedonia, kontrabanduesit ikin

Policia ndalon futjen e 340 pakove të barnave nga Maqedonia, kontrabanduesit ikin

Të ngjajshme

340 pako barna u provuan të futen ilegalisht në territor të Kosovës nga Republika e Maqedonisë, nga persona të panjohur. Policia arriti ta parandalojë këtë aktivitet ilegal, por nuk të kapë personat që tentuan ta kryejnë këtë vepër penale. Ata u kanë ikur policisë përmes pyllit të dendur që gjendet në kufirin Kosovë-Maqedoni.

Disa persona të cilët kishin për qëllim prurjen e një sasie të madhe të barnave nga Republika e Maqedonisë në Kosovë, u kanë ikur policisë në mal. Gazeta Express mëson se personat u nisën nga Maqedonia për të hyrë në Kosovë me 340 pako barna të ndryshme.

Vaksina, barna, ampula e kremra të ndryshme tentuan të futen ilegalisht në Kosovë nga disa persona. Ata  u parandaluan pasi të dyshuarit i ikën policisë nëpër malin që gjendet në kufirin Kosovë-Maqedoni.

Policia Kufitare e Kosovës kishte vërejtur disa persona të dyshuar afër Urës së Vrazhevirit, që gjendet saktësisht në fshatin Seçishtë në Han të Elezit.

“Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, duke përfshirë edhe procedimin e tyre tek autoriteti kompetent doganor. Rasti është duke u hetuar në aspektin policor, duke përfshirë edhe identifikimin e personit/ave të dyshuar”, është përgjigjja e Zyrës për Informim nga Policia e Kosovës.

Gazeta Express merr vesh nga burimet e saj se njëri nga të dyshuarit, me të kuptuar se po vëzhgohet nga policia, ka filluar të vrapojë dhe ka hedhur çantën me mall ilegal në tokë, e më pas është future në pyllin e dendur, për të mos u kapur kurrë nga policia.

Këto medikamente u dërguan në zyrat e Doganës së Kosovës që gjendet në Han të Elezit. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për Express.

Krejt kjo ngjarje ka ndodhur më 8 prill në orën 19:45, kurse Stavileci tha se medikamentet që u konfiskuan nuk mbajnë asnjë lloj barkodi.

Express posedon emrat e medikamenteve dhe sasinë e konfiskuar:

Vaksina të tipit “Fraxiparine” 60 pako me gjithsej 600 vaksina; “Xanax” 55 pako; “Orgametril” 13 pako; “Haldol” 15 pako, “Lunata” 150 pako; “Synopen” ampula 20 pako, me gjithsej 200 ampula/vaksina; “Synopen” krem 15 pako dhe “Plivid” D3 12 pako.

Vaksina e tipit “Fraxiparine” përdoret në ndërhyrje të përgjithshme kirurgjike dhe ortopedike për të parandaluar çrregullimet tromboembolike (trombozë e thellë në venë dhe embolizëm pulmonar). “Fraxiperine” është një antikoagulant.

“Xanax” përdoret për të trajtuar çrregullimet nga ankthi, çrregullime paniku dhe ankth të shkaktuar nga depresioni. Xanax mund të përdoret gjithashtu për qëllime të tjera të tipit të tillë të problemeve.

“Orgametril” shpesh përshkruhet nga mjekët për shqetësimet e ciklit menstrual. Ajo gjithashtu mund të përdoret për trajtimin e kancerit endometrial; për trajtimin e çrregullimeve të caktuara të gjirit, por shpesh edhe si ndihmës i terapisë së estrogjenit gjatë ose pas menopauzës. “Orgametril” përmban lynestrenol.

Medikamenti “Haldol” sipas gjetjeve, përdoret për mjekime antipsikotike. Më së shpeshti përdoret për trajtimin e skizofrenisë, sindromën Tourette. Ky medikament shkakton çrregullime bipolare, nauzë dhe vjellje, delirium, psikozë akute dhe halucinacione./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz