Policia monitoron me dron – Gjatë fundjavës janë gjobitur 128 shoferë
BILLI
Lexo edhePesë orët tmerri, merr zjarr anija në Greqi, shpëtojnë mrekullisht mbi 1000 pasagjerë, mes tyre dhe shqiptarë (Video)
Monitorimet me dron nga ana e Policisë Rrugore të Shqipërisë kanë vazhduar edhe gjatë kësaj fundjave.
Kontrollet u fokusuan në drejtim të kontrollit dhe ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim, mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, mjeteve që kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar ku dhe rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe.
“Nga monitorimet dhe kontrollet përgjatë këtyre ditëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative, 128 drejtues mjetesh për shkeljet e lartpërmendura”, thotë policia në një njoftim.

Lexo edhePesë orët tmerri, merr zjarr anija në Greqi, shpëtojnë mrekullisht mbi 1000 pasagjerë, mes tyre dhe shqiptarë (Video)
Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu dhe nga këmbësorët me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.