Gjatë ditës së djeshme në media u raportua se dy nxënës në shkollën ‘Abaz Ajeti”, kanë luajtur lojën tashmë të rrefikshme ‘Balena Blu’. Por policia nga rajoni i Gjilanit, mohon që në këtë shkollë të ketë pasurt ndonjë rast të nxënësve që e kanë lujtur këtë lojë.
Qysh në mëngjesin e së premtes, ekipet e policisë kanë shkuar në shkollën ku u raportuan rastet e fëmijëve, mirëpo në atë shkollë, në bazë të drejtoreshës së shkollës deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast të fëmijëve që e kanë luajtur lojën ‘Balena Blue”. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi rajonal në policinë e Gjilanit, Ismet Hashani.
“.. ne sot i kemi dërguar ekipet në shkollën ku janë raportuar rastet e tilla. Por në bazë të dhënave në atë shkollë nuk ka pasur ndonjë fëmijë që e ka luajtur këtë lojë”, ka thënë Hashani për Expreess
Ai u ka bërë thirrje prindërve që t’i mbikëqyrin fëmijët e tyre dhe të raportojnë nëse tek ta shohin ndonjë ndryshim tek ta. “ U bëjmë thirrje prindërve, arsimtarëve që t’i monitorojnë fëmijët e tyre”, ka thënë Hoxha.
E ndërkohë as në rajonin e Prizrenit nuk është raportuar ndonjë rast në të cilin fëmijët e kanë luajtur këtë lojë. Kështu ka deklaruar për Express, zëdhënësi i policisë në këtë rajon, Hazir Berisha. “Nuk është raportuar asnjë rast deri më tani në qytetin tonë”, ka thënë Hazir Berisha, zëdhënës në rajonin e Prizrenit.
Ndërkaq që deri më tani në asnjë komunë sipas policisë së Kosovës, për të gjithë territorin nuk është raportuar ndonjë rast lidhur me këtë lojë.
“deri më tani në bazë të informacioneve që ne kemi, në asnjërën nga komunat e Kosovës nuk është raportuar ndonjë rast në të cilin ka pasur fëmijë që e kanë luajtur këtë lojë”, ka thënë për Express, zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
Kujtojmë se dje gjatë ditës Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim ku u ka bërë thirrje prindërve që të jenë te kujdesshëm ndaj përdorimit të rrjeteve sociale nga ana e fëmijëve të tyre, për shkak të përhapjes së kësaj loje. “Balena e kaltër” e ka origjinën në Rusi, por edhe pse përshkruhet si “lojë”, në fakt është diçka më shumë.
Adoleshentët që pranojnë të jenë pjesë e sfidës së “Balenës…”, inkurajohen të kryejnë një sërë detyrash, ku secila është e tmerrshme. Detyra e fundit, e 50-ta, është që të kryejnë vetëvrasje nëse dëshirojnë të “fitojnë”.
Autoritet e sigurisë në mbarë botën po u bëjnë thirrje prindërve që të jenë të kujdesshëm me fëmijët e tyre dhe që të flasin më shumë për jetët e tyre jashtë shtëpisë./G.H/GazetaExpress/