BallinaLajmeBE-ja 100 milionë euro ndihmë shtetit të varfër evropian

BE-ja 100 milionë euro ndihmë shtetit të varfër evropian

Të ngjajshme

Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë për...

​City – Real Madrid, formacionet e mundshme të super përballjes evropiane

Manchester City dhe Real Madrid përballen sonte, në “Etihad...

Policia e Kosovës njofton për rrahjen e dy kunatave

Raportohet se në Zubin Potok ka ndodhur një rrahje...

Bashkimi Evropian i hapi dje dritën jeshile me 100 milionë euro ndihmë makrofinanciare ndaj Moldavisë, por Brukseli kërkon që ky shtet i varfër i Evropës Lindore, në recesion të thellë, të intensifikojë luftën kundër korrupsionit.

“Ndihma është një kredi me normë të përballueshme në kuotën e 60 milionë eurove dhe donacione me vlerë 40 milionë euro, në formë ndihme për stabilitetin ekonomik të vendit dhe në mënyrë të veçantë për të mbuluar nevojat e financimeve të jashtme për periudhën 2017-2018”, bënë të ditur shtetet anëtare të BE në një deklaratë.

BE ndërpreu në fillim të 2015 ndihmën e saj ndaj Kishinevit, pas zbulimit të mashtrimeve kolosale në sistemin bankar moldav.

Kjo ish-republikë sovjetike, që emëroi në fund të 2016 një president prorus ndërkohë që qeveria është kryesisht proevropiane, u trondit në 2015 nga zhdukja e një miliard dollarëve nga arkat e tre bankave, ose e barazvlefshme me 15 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit.

Ish-kryeministri Vlad Filat u dënua në qershorin e 2016 me nëntë vite burg pasi kishte përfituar rreth 260 milionë dollarë ryshfete në këtë çështje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz