BallinaLajmePolicia merr këtë masë ndaj nënës së fëmijës që vdiq nga zjarri...

Policia merr këtë masë ndaj nënës së fëmijës që vdiq nga zjarri në Prishtinë

Të ngjajshme

Frank Bowling: Rruga drejt lirisë përmes abstraksionit

Ekspozita “Seeking the Sublime” hedh dritë mbi rrugëtimin artistik...

GOOOOOOOOOOOOOOOL – Kosova barazon rezultatin, Veldin Hoxha shënon super gol, dridhet Bratisllava

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin kundër Sllovakisë. Në minutën...

Goditje për Shqipërinë, lëndohet Ajeti

Në këto momente po zhvillohet ndeshja Poloni-Shqipëri. Por goditje e...

KEQ! Sllovakia kalon në epërsi, Kosova në disavantazh!

Sllovakia ka arritur të kaloj në epërsi kundër Kosovës. Në...

Fuqia e heshtjes në letërsi

Heshtja mund të jetë po aq e fuqishme sa...

Policia e Kosovës, e ka ndaluar për 48 orë, nënën e fëmijës, që vdiq në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me date 07.04.2018, rreth orës 06:00 të mëngjesit Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se. Në lagjen Ulpianë rruga “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë, në një banesë, një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Njësiti policor ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion dhe aty është gjetur fëmiu (gjinia femërore, viti i lindjes 2014), i cili në gjendje të rëndë shëndetësore me ndihmë të shpejtë është pëcjellë për në QKUK”, thotë ai.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka konstatuar se ishte duke u djegur një banesë ku dyshohet se kanë banuar viktima me nënën e saj shtetase e Shqipërisë ( e dyshuara femër E.A. viti i lindjes 1990).

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin, përderisa nga stafi mjekësor rreth orës 07:43, është pranuar informacioni se fatkeqësisht fëmiju nuk ka mund të mbijetojë”, thotë tutje.

Policia e Kosovës me autoritete kompetente po heton rrethanat dhe shkaqet se si ka ndodhur ky incident tragjik dhe sipas vendimit të prokurorit kujdestar i cili po ashtu ka dal ne vendngjarje ndaj të dyshuarës femër shtetase e Shqipërisë është lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Dyshohet që ajo ( e dyshuara femër E.A. viti i lindjes 1990) nuk ka qenë aty kur banesa është djegur dhe viktima (fëmija) ka qenë i vetëm gjatë incidentit.

Trupi i pajetë i fëmijës është dërguar për obduksion, përderisa hetimet nga njësitet kompetente janë në proces nën dyshimin se është kryer vepër penale “shkelje të detyrimeve familjare”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz