Policia me motoçikleta intensifikon kontrolin në trafik
dp

Lexo edheSalihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë policore me motoçikleta po vazhdojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e trafikut në rrugët e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Sipas Policisë, njësia me motoçikleta po angazhohet në monitorimin e trafikut dhe në parandalimin e shkeljeve të rregullave rrugore.
“Njësia me motoçikleta vazhdon mbikëqyrjen dhe kontrollin e trafikut për të ofruar siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

Lexo edheSalihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave
Policia ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.
“Respektoni rregullat dhe bashkërisht të kontribuojmë në sigurinë rrugore”, ka apeluar Policia e Kosovës.